Festivali i Filmit në Kanë – një prej eventeve më të rëndësishme të kinematografisë - vitet e fundit ka tërhequr mjaft edhe interesin e artistëve shqiptarë. Edicioni i 69-të i këtij festivali, mes emrave të njohur nga e gjithë bota, ka mes tyre edhe dy modele shqiptare: Aurela Hoxha dhe Angela Martini.

Të dyja të apasionuara pas eventeve artistike, dy bukuroshet shqiptare nuk kanë nguruar t’i ndajnë disa prej momenteve më të bukura nga Kana edhe me miqtë e rrjeteve sociale.

Sa herë është fjala për evente të rëndësishme artistike, modelja Aurela Hoxha është ndër të paktat vajza që është pothuaj gjithmonë e pranishme. Si Ò«do vit, edhe këtë herë nuk mund të mungonte në tapetin e kuq të këtij eventi. Në disa prej fotove të postura nga Kana, duket që Aurela është bërë pjesë edhe e paradës së zakonshme të VIP-ave të tapetin e kuq, bashkë edhe me emra të njohur të kinematografisë botërore.

Në një foto të fundit, të postuar pak orë më parë, Aurela ka shfrytëzuar rastin për të bërë një fotografi me supermodelen Karlie Kloss, e cila ishte e pranishme në këtë event si ambasadore e L’oreal, një prej markave që sponsorizon festivalin.

Angela Martini, po ashtu është e pranishme këto ditë në Festivalin e Filmit, së bashku me partnerin e saj. Me gjithë misterin e këtyre muajve për lidhjen e dashurisë, një ditë më parë u zbulua edhe i dashuri i modeles së njohur (lexo këtu).

Nuk dihet se sa iu është dashur vajzave të paguajnë për të qenë të pranishme në këtë event artistik, por nëse pas Angelës u zbulua emri që i mundëson asaj jetën e luksit, Aurela vijon t’i sigurojë vetë të ardhurat.