Është zgjedhur data 1 Qershor për të zhvilluar Festivalin e 52-të të Këngës për fëmijë.
Sot, në orën 18.00 në Teatrin e Operës dhe Baletit organizohet festivali, që do të çojë fituesin në Festivalin Europian të të rinjve dhe fëmijëve, Junior.
Dje, në mjediset e Teatrit të Kukullave, sipas një statusi të drejtoreshës së tij, Monika Lubonja, u hodh shorti i pjesëmarrësve dhe u përcaktua renditja e 14 këngëve pjesëmarrëse që do të prezantohen në këtë radhë.
1 - "Bote miresie kerkoj"
Kompozitor Liman Maloku,
Teksti: Viola Veizaj
Kendon: Zhaklina Veizaj
2- We need love"
Muzika: Adi Hila
Teskti: Rovena Rozhani
Kendon: Dario Zela
3-Vetem nuk je" -
Teksti: Ana Kaçinari
Këndon: Rajan Kukaleshi
4-Si fluturim
Muzika: Diana Ziu
Teskti - Moza Bici
Kendon: Jasmina Hako
5 - "Prinder"
Kompozitor Voltan Prodani
Teksti: Arjana Dashi
Kendon: Michelle Prodani
6-Largoje trishtimin-
Muzika dhe Teksti: Metila Dervishi
Kendon: Xhesika Pengili
7-"Music makes my day"
Muzika: Olta Boka
Teksti: Rovena Rozhani
Kendon: Marko Strazimiri
8-Ne mes yjesh
Muzika: Sokol Marsi -
Teksti: Jorgo Papingji
Kendon: Vivian Biaxhorni + Xhamerino Bollati
9-Dua te jem
Muzika: Enis Mullaj
Teksti: Sokol Marsi
Kendon- Endi Muça
10-"Besoj"
Kompozitor Adi Hila
Teksti: Pandi Laco
Kendon: Klesta Qehaja
11-Dua te jem e lire
Muzika Mariza Ikonomi
Teksi Klea Mema
12-Lulja qe me dhurove-
Muzika dhe Teksti: Ergys Pirani
Kendon: Eda Muça
13-Mirese erdhe flutur
Muzika Saimir Cili
Teksti - Egzona Ademi
Kendon: Dea Çobo
14 - Portat e gëzimit
Muzika: Genti Rreza
Teksti: Moza Tola
Këndon: Vivian Kokeri
Në Tiranë, e pranishme për këtë aktivitet është edhe fituesja e vitit të kaluar të Festivalit të Këngës Europiane për të rinj dhe fëmijë, Destiny Chukunyere, nga Malta. Vitin e kaluar, Shqipëria u prezantua me Mishela Rapon që këndoi krijimin e Adi Hilës, “Dambaje”.

Festivali do të transmetohet në TVSH dhe në Web Eurovision Junior.
