Që nga koha e filmit të famshëm “Kërcim dashurie”, kanë kaluar plot 29 vjet.  Por nga viti i largët 1987, kohë kur u realizua “Dirty Dancing”, njerëzit akoma mbajnë mend të njëjtët personazhe. Sot, Baby është 55 vjeÒ« dhe është transformuar shumë nga ajo zonjusha naive bionde me kaÒ«urrela.

Ylli i “Dirty Dancing”, aktorja Jennifer Grey, ka kaluar shumë vite me kujtimin e atij filmi, i cili për të shënoi një kthesë të fuqishme jete. Me rolin e Baby-t në film, rreth 30 vjet më pas, ajo tregon se njerëzit akoma sot e kujtojnë dhe i tregojnë skena nga filmi.

Sot, 55-vjeÒ«are është në formë të mirë fizike, ka marrë pjesë në disa seriale të mëvonshme dhe vitin e kaluar është rikthyer në Amazon për të marrë pjesë në komedinë “Red Oaks”. Megjithatë, herë pas here u rikthehet kujtimeve të filmit që e bëri të famshme.

E pyetur nëse pas filmit ka provuar ta bëjë sërish atë ngritje në ajër, Jennifer thotë për Guardian: "Zot, jo! E kam bërë vetëm një ditë të vetme kur më është dashur të xhiroj. Nuk e kam përsëritur më që nga ajo kohë.”

Vite më vonë, Jenn tregon se skenat në film, me Patrick Swayze dukeshin të gjitha të natyrshme, por ajo kurrë më nuk do të provonte të bënte të njëjtat lëvizje si dikur: “Nuk mund të përsëriten”, – shton ajo. Sa herë e shihni filmin, shijoni Ò«do pjesë të tij, por mos më pyesni sërish nëse mund t’u rikthehem skenave. Dreqi e mori, jam grua në moshë, kam një familje dhe dua të jetoj akoma.”

Megjithatë, thekson se shpesh ka kujtime nga filmi. Madje, edhe nëse harron ajo, nuk e harron publiku. Ai rol i është bërë pjesë e jetës, pavarësisht viteve.

“Nëse më ndodh të shkoj në ndonjë restorant dhe të pyes për një tryzë të lirë, ata më përgjigjen (me batutën e filmit): “Jam i sigurt që nuk do të doje tavolinën në cep”. Kështu ndodhi në një përvjetor në Los Angeles në vitin 2012.

“Por vetëm një e Ò«mendur mund të ishte lodhur nga filmi që u dha kënaqësi shumë njerëzve për vite me radhë”,– thotë Jenn. “Është shumë bukur ta kesh gjithmonë me vete një kujtim të tillë.”