Në atë kohë pak syresh e njihnin në Shqipëri. Ende në fillim të karrierës muzikore, këngëtarja nga Maqedoni, Altuna Sejdiu, ende nuk kishte filluar të spikaste me stilin e veçantë në muzikë, por ambiciet i kishte të mëdha dhe kishte filluar të synonte edhe tregun ndërkombëtar.

Në vitin 2004, e ftuar në një emision turk, ndër më të ndjekurit në atë kohë në Televizionin Publik të Turqisë (TRT), Tuna ka rënë në sy për të kënduarin dhe të folurën e rrjedhshme në gjuhën turke. Pjesë e emisionit bëheshin çdo javë këngëtarë të ftuar vendës dhe dy artistë nga Maqedonia. Mbrëmja gjatë së cilës ka kënduar këngëtarja shqiptare kishte të ftuar edhe këngëtarin Martin Vucic.

Ndër të tjera, Tuna flet edhe me prezantuesit, të cilëve u shpjegon se gjuhën turke e ka mësuar nga e ëma, e cila është nga Turqia.

Në videoklipin prezantues të këngëtares shihen edhe fotografi të Prishtinës. Tuna ka performuar live një këngë turke dhe dy këngë shqipe (të cilat nuk gjenden në Youtube).