Jon Gjebran të gjithë e njohim që foshnjë, nga kënga e famshme e të atit, Ardit Gjebreas, qysh në vitin e largët 1991. Por sot, ai është një nga shokët më të mirë, miqtë besnikë dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të Arditit. Pas disa viteve studimi në Vjenë, Joni është rikthyer në Shqipëri dhe punon pranë Televizionit Klan në programin “E diela shqiptare”. Gjatë këtyre ditëve ai ka qenë i angazhuar edhe me Festivalin e Këngës Magjike.

Në profilin e tij në Instagram, Joni ka publikuar disa foto nga provat e festivalit bashkë me këngëtarë pjesëmarrës e miq të tij. Òª’mund të thuash tjetër për një artist të ri? E sigurt është që “karrigia” e Këngës Magjike dhe jo vetëm është e rezervuar nga Joni. Arditit nuk i mbetet tjetër, vetëm të jetë krenar për të birin. Emri që erdhi nga deti është trashëgimtari më dinjitoz.