Kerry Washington dhe bashkëshorti i saj Nnamdi Asomugha janë bërë prindër për herë të dytë! Aktorja ka sjellë në jetë një gladiator të dytë në familjen e saj më 5 tetor, por detaje të tjera ende nuk bëhen të ditura. Çifti, prindër edhe të një vajze 2-vjeçare, Isabelle, e kanë pagëzuar të sapolindurin me emrin Caleb Kelechi Asomugha.
Mediat ndërkombëtare kanë konfirmuar shtatzëninë e dytë të aktores në muajin maj, pasi kishte filluar t’i dukej barku i rrumbullakosur gjatë kohës që aktorja dhe bashkëshorti ishin në një darkë në Washington, D.C.
.jpg)
Çifti i njohur i Hollywood-it janë të njohur për mbajtjen e jetës personale larg vëmendjes mediatike. Të dy janë shumë hermetikë, por askush nuk mund ta mbante fshehur shtatzëninë e aktores dhe tani edhe lajmin e lindjes, edhe pse disa ditë pas lindjes.