I rezervuar në maksimum, si kur në qarkullim ishin vetëm mediat klasike, edhe tani kur virtualiteti është kthyer në një hapësirë të përbashkët pa gardhe privatësie, Adi Krasta e ka mbajtur gjithmonë familjen dhe jetën e tij private jashtë rrezes së shikimit të publikut. Me gjithë interesin spektatorët nuk kanë mundur kurrë të shohin diçka më shumë nga jeta e Krastës.

Dhe atëherë kur ata e kishin kategorizuar Adin në grupin e vogël të njerëzve që e mbajnë larg familjen nga publiku, moderatori i njohur shfaqet në një video me të bijën, por aryseja është shumë e rëndësishme. #BaballarëdheVajza është një temë globale diskutimi për baballarët, vajzat dhe rolin e tyre në mbështetjen dhe nxitjen e suksesit të vajzave kudo në botë. Videoja e fushatës së mbështetur nga Ambasada Amerikane dhe ideuar nga gazetarja Erjona Rusi me disa baballarë të njohur me vajzat e tyre, mbyllet me Adi Krastën dhe vajzën e tij që ngasin biçikletën duke na zbuluar për herë të parë një pamje nga familja Krasta.