Scarlett Johansson bashkë me bashkëshortin e saj Romain Dauriac kanë hapur më 22 tetor në Paris, Yummy Pop. Johansson dukej shumë bukur teksa pozonte në hapjen e tij.

Aktorja 31-vjeçare ka thënë që ajo dhe bashkëshorti kanë kohë që punojnë me projektin e kokoshkove gourmet!

“Ka qenë ëndrra ime dhe e familjes sime për disa vite të sillnim snack-un e preferuar amerikan në qytetin tonë të preferuar evropian!”,  ka thënë Scarlett. Jam shumë e lumtur të prezantoj Yummy Pop, një produkt i përbërë prej dashurisë dhe entuziazmit epikurian. Shpresa ime është që Yummy Pop të bëhet një snack parisian dhe një simbol miqësie mes dy qyteteve të mia më të dashura, Paris dhe New York”, shtoi ajo.

Scarlett dhe gazetari francez 34 vjeç që tani ka një biznes të vetin, kanë nisur të shoqërohen në vitin 2013 dhe menjëherë një vit më pas u mësua që ishin bërë prindër të një vajze.