Tashmë të gjithë e dimë që diva e muzikës pop Adelina Ismajli, po pret të bëhet nënë.
Javë më parë, në ballinën e medieve shqiptare ishte pikërisht lajmi për shtatzëninë e këngëtares e cila ka kohë larg skenës. Marrëdhënia e saj me Valin tashmë do të marrë emër tjetër!
Adelina ende nuk ka bërë ndonjë paraqitje publike, por këtë e ka bërë motra e saj Ema.
Ajo ka publikuar dy fotografi së bashku me Adelinën, ku këngëtarja duket se ka filluar me ndryshime që tani duke marrw tonalitetet e para tw biondinws. Shtimi në peshë vërehet në fytyrën e këngëtares. Megjithatë, ajo duket bukur, si çdo herë, Adelina të cilën e njohim tash e një kohë të gjatë, njofton Klan Kosova.


klankosova.tv