Shpesh i kemi quajtur heronj, dhe me të drejtë. Futbollistët shqiptarë ia kanë dalë të korrin sukses në skuadrat që luajnë, por edhe në Kombëtaren tonë. Megjithatë, ata nuk janë heronj vetëm në fushën e blertë, por edhe heronjtë e familjes së tyre.

Të dashuruar, të përkushtuar, por mbi të gjitha familjarë; këto janë fjalët që na vijnë ndër mend teksa i shohim ata në fotot familjare që postojnë në rrjetet sociale. Më poshtë po ju sjellim vetëm disa prej futbollistëve që kanë vendosur të prezantojnë me ndjekësit e shumtë, familjen.

Lorik Cana

Tani që futbolli nuk zë pjesën më të madhe të ditës së tij, kapiteni i përhershëm me siguri që i kushton më shumë kohë detyrimeve familjare dhe djalit të tij 1-vjeçar Boiken.

Alban Hoxha

Në çdo intervistë të tij ai nuk harron të përmendë se djali i tij është kryefjala e gjithçkaje. Edhe pse futbolli i zë një pjesë të madhe të ditës Albani kujdeset që mos i mungojë në asnjë moment të jetës së birit.

Ergys Kaçe

Lojtar i Viktoria Plzen, skuadrës kampione të Çekisë, është më i lumtur se kurrë. Prej pak kohësh ai është bërë me vajzë, dhe duket se këtë gëzim në jetën e tij nuk e ka fshehur as në rrjetet sociale. “Princesha ime”, i drejtohet ai vogëlushes së tij. Tashmë me Ergysin dhe partneren e tij është edhe vajza e tyre.

Ervin Skela

Të gjithë e njohim futbollistin që ka luajtur me Kombëtaren shqiptare. Ervin Skela është ndër emrat më të pëlqyer të futbollit shqiptar. Nga Frankfurti, ku dhe jeton prej disa kohësh, djaloshi nga Vlora na sjell fotot me bashkëshorten dhe djalin e tij, Chris. Si një prind i përkushtuar, për Ervinin është e shenjtë koha që kalon me ta.

Alban Meha

Piktura e familjes së 30-vjeçarit është edhe më e plotësuar. Alban Meha është baba i një vajze dhe një djali. Në udhëtimet e tij jashtë fushës së blertë nuk mungon as familja e tij. Futbollisti i Kombëtares kosovare prej kohësh luan në Gjermani.

Andi Lila

Ayan është ai që ka mrekulluar jetën e Andit. Ai poston vazhdimish foto nga momentet që kalon me vogëlushin e tij. Babë e bir duken kaq bukur bashkë.