Samata Karavello ka publikuar pak kohë më parë këngën “Si ai”. Një titull si ky të bën të mendosh menjëherë për një histori dashurie edhe pse këngët nuk është e thënë të jenë fletë ditari nga jeta e interpretuesëve. Megjithatë për një këngëtare të re dhe shumë simpatike si Samanta, interesi edhe për këtë anë të jetës është shumë i lartë.
Samanta është pyetur nga gazetari Albi Isakaj i Intv për historinë e kësaj kënge dhe ajo ka dhënë një përgjigje shumë të sinqertë duke treguar që ka vendosur të bëhet pak më “lovely” sepse kohët e fundit ishte pozicionuar shumë nga ana e personave single. E ka fjalën për tematikën e këngëve, apo edhe për jetën private?!