Një nga emrat më të dashur të skenës shqiptare po shijon momente të lumtura aktualisht. Flasim për Adelina Ismailin, këngëtaren që është në pritjen e ëmbël të fëmijës së saj të parë.

Këngëtarja prej disa kohësh është larguar nga vëmendja mediatike, ndërsa ka dashur që familjen e saj të vogël ta mbajë larg syve kureshtarë, megjithatë, tani ajo rikthehet me një foto, që shpreh një moment shumë të këndshëm.

Këtë herë Adelina ka zgjedhur të urojë fansat me një foto në rrjetet sociale, duke na treguar për herë të parë edhe se sa është rritur barku i saj.

“Urime miq. 2017-ta qoftë një vit i mirë për të gjithë. Ju dua”, shkruan Adelina në profilin e saj në Facebook. Këngëtarja nga Kosova jeton prej vitesh në Zvicër me bashkëshortin e saj, Valin.