Nëse e keni vizituar së fundi profilin e Valbona Memës, me siguri keni vënë re se kohët e fundit, këngëtarja e njohur ka fituar peshë të re, falë një regjimi që ka nisur në jetën e saj. E njohur për format e saj të kolme, Valbona nuk i ka pasur asnjëherë problem kilet e tepërta. Publiku e ka dashur gjithmonë për zërin dhe stilin unik. Megjithatë, në një fazë më të qetë të jetës, vendosi të merret më shumë me veten.

E ftuar pasditen e sotme në programin “Rudina”, Valbona ka zbuluar më shumë detaje për formën e re fizike, gati të një modeleje, për projektet e reja muzikore, por ka prezantuar publikisht edhe dy fëmijët e saj, të cilët tashmë janë shokët e saj më të mirë.

15 vjet pa bashkëshortin, këngëtarja e njohur e muzikës popullore tregon se pas humbjes së tij, i është dashur të bëjë për fëmijët edhe nënën, edhe babain, por sot është e lumtur që ia ka dalë. Elxhini, djali, është 24 vjeÒ«, ndërsa Marsa 20. Askush prej tyre nuk ndoqi rrugën e muzikës si dy prindërit, por Valbona nuk ka asnjë merak për këtë: “Askush nga ata nuk kanë lidhje fare me muzikën. Elxhini ka mbaruar Juridikun dhe shumë shpejt pret që të fitojë Akademinë e Policisë. Në fakt, këtë dëshirë e ka trashëguar nga unë, sepse nëse unë, nëse nuk do të bëhesha këngëtare, do të isha police…” – tregon Valbona duke shtuar se, ndryshe nga djali, vajza, Marsa, i ngjet më shumë të atit, Sokolit, dhe natyrës së tij më të qetë e të tërhequr: “Marsa është karakteri i Sokolit…”

E pyetur nëse për gjatë këtyre viteve ka qenë një nënë e rreptë dhe imponuese për dy fëmijët e saj, Valbona thotë se me ta marrëdhëniet i ka pasur gjithmonë si shoqe, aq sa të gjithë miqtë e tyre i thonë se ajo është motra dhe jo nëna e Elxhinit dhe Marsës.

Edhe pse askush nuk zgjodhi muzikën, Valbona nuk ndihet keq, por ështe e bindur se, nëse Sokoli do të ishte ende gjallë, ata do të nxiteshin më shumë për t’u bërë muzikantë: “Asnjëri nga fëmijët nuk ka lidhje me muzikën, por jam e bindur se nëse do ishte Sokoli, ata mund ta vazhdonin muzikën… Unë do ta pres me kënaqësi Ò«do zgjedhje të tyre. Nuk kam qenë një nënë e rreptë dhe nuk do të jem. Ata sot më respektojnë shumë…”
Elxhini dhe Marsa, tashmë janë shokët më të mirë të Valbonës. Ende askush prej tyre nuk ka dalë në jetë, ndaj edhe Valbona thotë se “kam akoma shumë punë me fëmijët.”

