Një nga zërat më të fuqishëm të muzikës shqiptare, Juliana Pasha, megjithëse me shumë vite karrierë muzikore, është ndër këngëtaret e pakta që klipet i numëron vetëm me gishtat e një dore. Gjithsej ka vetëm tri këngë me videoklipe dhe shumë shpejt, ka gati të katërtin. “Jeto” është një këngë, e cila përmban një mesazh social dhe është realizuar në bashkëpunim me organizatën “Të drejtë dhe të barabartë”. Kënga është përfunduar dhe brenda dy javëve, mendohet se mund të dalë në tregun muzikor.

PërveÒ« kësaj, Juliana ka edhe projekte të tjera muzikore, të cilat ka dëshirë t’i realizojë në të ardhmen, megjithatë brenda preferencave të saj, mbetet gjithmonë kontakti i drejtpërdrejtë me publikun. E ftuar në programin “Rudina” pasditen e sotme në Tv Klan, Juli foli edhe për “pikën” e saj të dobët në karrierën muzikore – mungesën e klipeve, duke shpjeguar edhe arsyen pse nuk ka zgjedhur të promovohet në këtë mënyrë pranë publikut: “Nuk më pëlqen shumë të bëj klipe. Jam më shumë e dhënë pas kontaktit të drejtpërdrejtë me publikun dhe emocionin që më jep skena live. Nuk më mungon afrimiteti me publikun dhe më pëlqen shumë ndjesia e drejtpërdrejtë. E shijoj më shumë atë lloj komunikimi…” – rrëfen Juli pa anashkaluar faktin që tashmë ajo është pjesë e skenave të festivaleve, ku edhe ka marrë shumë Ò«mime prestigjioze.

Energjike, ekspresive, përherë e gjallë dhe shpërthyese, Juli është Ò«do javë pranë publikut në Tiranë duke kënduar live. Për vite me radhë, ajo është ushqyer nga kjo dashuri e ndërsjellë, ndaj edhe e ka gjetur veten mjaft mirë aty. E pyetur ku e gjen të gjithë këtë energji skenike, ajo tregon: “Zakonisht më frymëzojnë shumë fytyrat e qeshura, sytë, buzëqeshja e publikut, sidomos në skenat e vogla. Nëse shikoj njerëz që janë të qeshur dhe gati për të kënduar e për t’u argëtuar bashkë me mua, edhe sikur të jem shumë e lodhur, harroj gjithë lodhjen dhe ndihem e përmbushur…”