Me energjinë që e karakterizon dhe sensin e saj të humorit, aktorja Rita Lati ka hyrë edhe sot në studion e Rudinës, si e ftuara e ditës.

Ajo që bie menjëherë në sy, veç flokëve biondë dhe buzëqeshjes së saj, është forma fizike. Duket se Rita ka humbur dukshëm peshë. “Ngordha për bukë”, tha ajo duke qeshur e duke zbuluar me sinqeritet që po mban dietë. Megjithatë nuk është dieta sekreti i formës së shkëlqyer të Rita Latit.

“I bëj qejfin vetes. Them para pasqyrës sa bukur jam edhe kur nuk jam bukur”, ka thënë ajo.

Aktorja ka zbuluar, madje pa e pyetur fare Rudina Magjistari, që ka mbushur 57 vjeçe. “Nuk ka menopauzë për ne”, ka thënë ajo duke rrëmbyer duartrokitjet e zonjave në studio.

Kjo temë është pak e prekur në publik në Shqipëri dhe Rita me energjinë  e saj është figura më e përshtatshme për të simbolizuar bukurinë dhe formën e mirë të gruas në çdo moshë.