Është vënë në fokus te mediave si një prej personazheve që këtë ndarje e kaloi mjaft mirë, por e vërteta nuk është kështu për supermodelen Bella Hadid. Në një intervistë të fundit për “Teen Vogue”, engjëlli i “Victoria’s Secret”  ka folur hapur për ndarjen nga The Weeknd dhe dhimbjen që i mbeti pas: “Dashuria të lëndon, por duhet t’ia dalësh”, - tha modelja 20-vjeçare, duke pranuar se e vërteta nuk është ashtu siÒ« duket në publik.

Kanë kaluar vetëm pas muaj nga ndarja e Ò«iftit, madje këngëtari 26-vjeçar, prej disa javësh ka nisur një marrëdhënie të re me këngëtaren Selena Gomez: “Ishte ndarja e parë për mua dhe ka qenë e hapur edhe për publikun. Nga jashtë mund të duket se e përballova shumë mirë, por mbetet gjithmonë në zemrën tënde dhe të lëndon vazhdimisht. Do jetë e vështirë për pak kohë”,- tha modelja, pa mohuar se ndihet ende e trishtuar, por do të gjejë mënyra për t’ia dalë.

“Por do ta respektoj gjithmonë dhe do ta dua gjithmonë. Ndonjëherë trishtohesh shumë dhe mundohesh t’ia dalësh mbanë në shumë mënyra, por në fund të ditës, ti kurrë nuk dëshiron të djegësh një urë për të cilën ke luftuar shumë për ta ndërtuar” - tha Bella për “Teen Vogue”.