Kristina Neranxi nuk është një emër i panjohur për publikun. Jo vetëm për shkak të mbiemrin që mban, por edhe sepse, 10 vite më parë, ajo u bë rastësisht pjesë e spektakleve të bukurisë, ku edhe u vlerësua me çmimin Miss Turizmi 2007.

Por që nga ajo  kohë kanë kaluar shumë vite. Trashëgimtarja e kompanisë së njohur “Neranxi” e kishte të qartë rrugën që do të ndiqte në jetën e saj drejt biznesit. Nuk e kishte të shtruar, ashtu siç mund të mendohet dhe të duket në pamje të parë, por i është dashur të punojë forr për të qenë në krye të një biznesi, ndër më të suksesshmit në vend.

Megjithatë, jo pak të reja për Kristinën kanë ardhur edhe për sa i përket jetës së saj private. Prej 5 muajsh, po jeton pritjen e ëmbël. Së shpejti, ajo dhe partneri i saj do të bëhen prindër për herë të parë: “Kishim planifikuar që në fillim të bënin dasmën, por bebi na i prishi planet… “ – tha ajo për “Rudina”. Megjithëse edhe kështu është shumë e lumtur. Dasma është ende në planet e çiftit, madje menjëherë pas lindjes: “Lindja është parashikuar në fund të qershorit a në fillim të korrikut, ndërsa dasmën do ta bëjmë nga muaji shtator”, – tha Kristina.

Pritjen e ëmëbl po e kalon së bashku me dy mikesha të saj – një rastësi e pazakontë që i ka shoqëruar mikeshat e gjimnazit qysh në fëmijëri. Ashtu siç kishin ëndërruar në moshë të vogël: që edhe fëmijët do t’i lindnin në të njëjtën kohë, ashtu u ka ndodhur, fare rastësisht: “Është një moment shumë i bukur që po e ndajmë bashkë…”

Ekskluzivisht për programin, Kristina ndan me publikun edhe gjininë e fëmijës, madje dy prindërit e ardhshëm kanë vendosur edhe emrin e vogëlushit që do të vijë në jetë së shpejti: “Emrin ia kemi gjetur shumë shpejt. Meqenëse ne jemi të dy të krishterë, vendosëm që ta pagëzojmë me një emër kristian. është emri i kryeengjëllit: do të quhet Gabriel”.

Për shëndetin e vet dhe të fëmijës, Kristina tha se po kujdeset mjaftueshëm, si me ushqimin, ashtu edhe me aktivitetin sportiv, të cilin e ka frekuentuar edhe para shtatzënisë. Nuk fillim, nisi ta tepronte pak, por më pas, u ndërgjegjegjësua dhe kuptoi se nuk është e vërtetë se duhet të hash për dy, kështu që… ajo e di mirë që çdo gjë duhet me masë.