Pas përfundimit të eksperiencës së saj në Big Brother VIP Albania, Brikena Selmani duket se po përgatitet për një tjetër hap.

E ftuar në emisionin Goca dhe Gra, ajo tregoi se pas daljes nga ky format ka marrë shumë oferta dhe la të kuptohet se publiku mund ta shohë së shpejti në televizion.

“Kam pasur shumë oferta pas Big Brother, ndoshta mund të më shihni në televizion”, u shpreh ajo, pa dhënë më shumë detaje për projektet që mund ta presin.

Gjatë intervistës, Brikena foli edhe për eksperiencën e saj brenda formatit dhe momentin e eliminimit, duke pranuar se ishte zhgënjyer që kishte lënë shtëpinë përpara Rogert.

Ish-banorja u ndal edhe te paragjykimet që, sipas saj, njerëzit mund të kenë pasur për shkak të pamjes apo mënyrës si vishet.

“Pavarësisht pamjes dhe veshjes sime, kam treguar se kjo jam unë si person dhe se veshja nuk e bën njeriun. Nuk ka asgjë të keqe nëse kërcen apo vishesh ndryshe. Kam dashur të tregoj karakterin tim dhe jo atë Brikenën e llastuar”, u shpreh ajo.
Sa i përket jetës personale, Brikena konfirmoi se marrëdhënia me Mateo po vazhdon edhe jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”.