
Një ditë e mbushur me mall dhe kujtime për Elijona Binakajn. Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova ka prekur ndjekësit e saj me një dedikim emocional për motrën e ndjerë, Erlindën, në ditën që do të festonte ditëlindjen.
Përmes një postimi në Instagram, Elijona publikoi një fotografi bardhezi ku shfaqet pranë së motrës, duke e shoqëruar me disa fjalë të ndjera që tregojnë se dhimbja e humbjes mbetet ende e gjallë.
“Deri në takimin tonë përsëri, do të mbetesh përgjithmonë në zemrën time. Gëzuar ditëlindjen në parajsë, Lindushe”, shkroi ajo në dedikimin e saj.

Mesazhi i Elijonës u prit me shumë komente mbështetëse nga ndjekësit, të cilët iu bashkuan kujtimit të saj në një ditë kaq të veçantë dhe të vështirë njëkohësisht.
Familja Binakaj u përball me një tragjedi të rëndë në korrik të vitit 2021, kur një aksident tragjik me autobus në Kroaci i mori jetën nënës dhe motrës së Elijonës. Një humbje që ndryshoi përgjithmonë jetën e saj dhe që vazhdon të lërë gjurmë në çdo moment të rëndësishëm familjar.
Edhe pse vitet kalojnë, kujtimi i Erlindës mbetet i gjallë. Në këtë përvjetor, Elijona zgjodhi ta kujtojë ashtu siç e mban çdo ditë në zemër: me dashuri, mall dhe një premtim se lidhja mes tyre nuk do të shuhet kurrë.
