Shakira ka zbuluar emrin e artistes me të cilën do të dëshironte të realizonte një bashkëpunim muzikor dhe përgjigjja e saj ka gëzuar veçanërisht fansat shqiptarë.

Gjatë pjesëmarrjes në podcastin e vlogeres së njohur Lele Pons, këngëtarja kolumbiane u pyet se me cilin artist do të donte të punonte në të ardhmen. Pa u menduar gjatë, ajo përmendi Dua Lipën.

“Do të më pëlqente të bashkëpunoja me Dua Lipën. Dua Lipa, a po më dëgjon? A e dini që ajo flet spanjisht?”, u shpreh Shakira me entuziazëm.

Komenti i saj u prit me buzëqeshje nga Lele Pons, e cila e cilësoi këngëtaren shqiptare si “të mrekullueshme”. Shakira nuk ngurroi të shprehte edhe një herë admirimin e saj, duke shtuar: “Ajo është e jashtëzakonshme.”

Një bashkëpunim mes dy yjeve të muzikës do të ishte padyshim një nga projektet më të shumëpritura nga publiku. Të dyja artistet kanë ndërtuar karriera të suksesshme në skenën ndërkombëtare, me hite që kanë dominuar klasifikimet muzikore dhe me miliona fansa në mbarë botën.

Për momentin, nuk ka asnjë konfirmim nëse një bashkëpunim i tillë është në diskutim, por deklarata e Shakirës ka mjaftuar për të ndezur imagjinatën e fansave, të cilët tashmë shpresojnë ta shohin një ditë Dua Lipën dhe Shakirën në të njëjtën këngë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by De Paso Media | Medio digital tucumano (@depaso.media)