Si Ò«do vit më 7 Mars, pothuaj të gjithë e kujtojnë “kur ishin fëmijë… klasë e parë”. Ose, në mos klasën e parë, kujtojnë vitet e shkollës dhe shumë prej mësuesve që kanë dashur a urryer më shumë. Në një ditë mirënjohjeje si kjo, të shumtë janë edhe personazhet që, para mësuesit më të mirë, kujtojnë që kjo ditë u përket mësuesve të tyre të parë – prindërve.
Mes emrave të njohur të ekranit, ka edhe nga ata që përmes mesazhit të tyre, këtë ditë duan të thonë edhe një fjalë më shumë për qëllimin e arsimit.
Eni Òªobani, Blendi Fevziu, Rudina Dembacaj e Rudina Magjistari janë vetëm disa prej personazheve që festën e 7 Marsit ua kanë uruar fillimisht prindërve të tyre mësues e bashkë me ta, edhe të gjithë mësuesve të tjerë. Lexoni disa nga mesazhet e ndara sot në prifilet e tyre në Instagram.