Italia po zien nga historia e dashurisë së aktores së njohur Eva Grimaldi me një grua, aktivisten për të drejtat e komunitetit LGBT, Imma Battaglia.
Ndërkaq ne u bëmë kureshtarë të shohim ç’ndodh në jetën romantike të Gabriel Garko-s, ishit më të njohur të Grimaldit, me të cilin ka pasur një histori katër apo pesëvjeçare dashurie që u komentua shumë në atë kohë sepse ishin të dy shumë të njohur, ai është Gabriel Garko, ajo ishte mbi dhjetë vjet më e re…
Që nga ajo kohë, Grimaldi ka pasur edhe një martesë që tashmë ka përfunduar, ndërsa Garko ka ndërruar disa partnere, aktore të njohura italiane si Serena Autieri, apo Manuela Arcuri me të cilën ka interpretuar në dy projekte të ndryshme filmike dhe ka pasur një flirt që e kanë pranuar në media.
Tashmë, ai është, prej më shumë sesa një viti, me një aktore të re italiane, 20 vjet e ca të vogla nga pas, më të re, një siçiliane me pamje franceze, që duket se i ka rrëmbyer zemrën dhe për të cilën mediat italiane, ditët e fundit, po aludojnë edhe që pret një fëmijë nga aktori, edhe pse kjo ngjan më shumë si trillim sesa e vërtetë.
Adua del Vesco është takuar për herë të parë me Gabriel Garkon në xhirimet e një filmi ku do të luanin së bashku.
'Në fillim e kisha antipati ', ka thënë Garko për përshtypjen e parë ndaj së dashurës së tij aktuale, me të cilën u dashura në setin e filmit Non è stato mio figlio.
Ata kanë treguar fillimet e historisë një vit më parë, në Tv Sorrisi e Canzoni. 'Ishte pak hundëpërpjetë, gati përçmuese–ka thënë aktori.-Pastaj e kuptova që ishte vetëm e ndrojtur, e njoha dhe gjërat shkuan më mirë. Por historia jonë nisi pas xhirimeve të filmit'.
Adua, ka versionin e saj. 'Kam qenë gjithmonë fanse e tij: e ndiqja në tv, më pëlqente si aktor dhe si burrë dhe dëshiroja të punoja me të. (…)Më kujtohet çdo sekondë e skenës sonë të parë, natën nuk më kishte zënë gjumi prej emocioneve. Ishim të ulur në tavolinën e një bari dhe, para një filxhani kafeje, ai më tregonte gjëra të rëndësishme. Kisha flutura në stomak. Gabriel-i u përpoq të më bënte të ndihesha mirë dhe më përsëriste: “Rri e qetë, imagjino sikur jemi vetëm unë dhe ti”. E po, pikërisht...'.
Aktorin e bëri për vete thjeshtësia e 21-vjeçares. 'Nuk më pëlqejnë gratë e bëra: nuk dua të fle me një grua dhe të zgjohem me një tjetër, në sensin që nuk më pëlqejnë vajzat që maskohen me truk'.
Nga ana e saj, Del Vesco është rrëmbyer nga galanteria e Garko-s.
'Duket si një burrë i kohërave të dikurshme. Ka disa sjellje që burrat sot nuk i kanë. Hap derën e makinës, të hedh ujin ose verën në gotë në tavolinë, veprime të vogla që të bëjnë të ndihesh e rëndësishme. Dhe pastaj është protektiv. Ka më shumë përvojë sesa unë dhe përpiqet të më mbrojë nga situata të vështira'.
Duket se kanë ndarë rolet. Duken se po e shijojnë. Duken shumë bukur!
Eva Grimaldi jetë të lumtur!