Zakonisht vajzat kur zgjedhin fustanin e nusërisë kanë në krah mamin, motrën, shqen e ngushtë, vjehërrën apo kunatën. Ndërsa aktorja Rudina Dembacaj ka pasur politikantet Jozefina Topalli. Jo rastësisht, por sepse në fillimet e saj ka qenë Jozefina personazhi që ajo ka imituar në skeçet komike.

Ndaj edhe stafi i emisionin “Lufta e nuseve”, në të cilin merrte pjesë edh Rudina, mendoi ta surprizonte atë në këtë mënyrë.

“Zonja e "hekurt"?! Hekuri paska shumë shije të ëmbël...Faleminderit nga zemra "Lufta e nuseve" për këtë surprizë! Faleminderit zj.Topalli që më dhe mundësinë të njoh anën tënde të mrekullueshme. Po që ngjajmë ne???!”, ka shkruar Rudina në foton e publikuar në Instagram.