GjithÒ«ka ka nisur nga një status në Facebook dhe ka mjaftuar për të ndezuar debatin mes gazetarit  Milaim Zeka dhe këngëtares Adelina Ismailit. Përplasja nisi një ditë më parë, kur Zeka, duke ironizuar ushtrinë e Kosovës, tha se “kryekomandante e kësaj ushtrie të LDK-së ka qenë Adelina Ismaili”. I menjëhershëm ishte reagimi i këngëtares ndaj Milaim Zekës, e cila  e quajti gjeneral të Facebook-ut. Madje, e cilësoi edhe si një frikacak që, sipas saj, në kohën e luftës mund të përfundonte nën fustanin e saj sesa ta mbronte atë nga policia serbe.

Por nuk është mbyllur me kaq. Akuza të tjera në drejtim të Ismailit ka drejtuar sot gazetari Zeka, i cili në një prononcim për Express tha se ajo kishte kërkuar mbrojtje nga Millosheviqi për ta mbrojtur atë nga njerëzit e Arkanit.

“Unë për veten time pavarësish se çka ka fol Adelina e ruaj konsideratën dhe miqësinë. Dëshiroj që t’i përgjigjem asaj në dy gjëra që na kishte mbajtë nën fustan mu e Berat Buzhalën, e sa i përket fustanit na i ishim hy vetë dhe nuk kishim prit ajo me na majt, ndërsa sa i përket tjetrës ku ka thënë që me m’pasë mbrojtë kur ka këndu ajo që gjoja na jena kon frikacak  dhe nuk e kemi mbrojtë, dua t’ia kujtoj asaj se e kam mbrojtë në një rast Adelinën gjatë luftës, ajo e din një rast kur e ka pas jetën në rrezik e kam mbrojtur dhe e dyta sa i përket mbrojtjes nga policia serbe Adelina e din që kur ka qenë në Beograd, pse e ka qu në Beograd Sali Banana atë dhe nënën e vetë, dmth ajo ka kërku mbrojtje në Beograd direkt prej shefit të shërbimit sekret të Millosheviqit, kështu që unë edhe Berati s’kemi pas pse më mbrojtë sepse ajo ka pas mbrojtje direkte prej Stanishiqit”,- tha Zeka për Express duke shtuar se “deklaratën për ushtrinë e Astrit Haraqisë e kam kthyer si në shaka, sepse LDK-ja kurrë në jetë nuk ka bërë ushtri  e as nuk ka pasur ushtri e nuk kish bo ushtri edhe 2 mijë vjet”.

Por Adelina nuk e ka lënë me kaq. Në një status tjetër në profilin e saj në Facebook, ajo i përmend Zekës, se nuk do të kishte reaguar kurrë, por ai i ka fyer nënën e ndjerë pa bërë ende një vit pas ndarjes nga jeta. Ja statusi i këngëtares në Facebook.  

E fundit per ty Milaim dhe Milaimat tjerë...Nuk jeni kaq të "sertë" kur po takohemi, po nejse. Akuzat që mi keni bërë që nga fëmijëria mua vetëm më kanë forcuar. Deri sa jam bërë imune dhe nuk më bëni më asnjë përshtypje. Keni fat që kurr nuk iu kam marr seriozisht, as une dhe as ky popull. Kur edhe Adem Jasharin e keni akuzuar, çka të them une?! Sa i përket ushtrisë: Po, do të bëhet! Dhe do të bëhet pikërisht nga LDK. Siq ju kam thënë me këngë prej vitit 1995. Të pëlqeu ty dhe tjerëve si ti, apo jo. Nese ndonjëherë kam pas mbrojtje, e kam pas vetëm nga Ibrahim Rugova dhe këta fansa të mi. Ai Rugova të cilit as nuk ju keni afru as nuk do të arrini me iu afru deri te këmba. Dhe sa të jem gjallë do t'ia këndoj këngën, për të cilën personalisht më është falenderuar. Sikur ky popull, që kurr nuk harruan cila është kënga e parë për ushtrinë...

Ti e din që kurr nuk do të reagoja. Por ti nënën e vdekur ma ofendove. Pa i bërë ende nje vit që e kam varros, pa më dhënë rast ti falenderoj ata që më ngushëlluan... Kam me t'rreh bre shpulla gojës me dy duart e mia ne momentin që takohem me ty! Mandej kthjellesh kush jam,se si duket tu kanë ngatërruar ty. Edhe e fiton një storie ekskluzive për Adelinën, me fitu pare e like. A bon me chill tash? A.I.