Ata janë një nga çiftet më të dashur për publikun. Të gjithë e dinë që historia e tyre ka nisur shumë vite më parë. Ata janë prindër të dy fëmijëve, Joni, djali i madh dhe Anna, e vogla. Për t’i bërë të njohura këto, është kujdesur Arditi sepse Anila ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes mediatike e megjithatë përfundimi është që të gjithë e njohin dhe e pëlqejnë marrëdhënien dhe imazhin e tyre. Pas kësaj fotoje të rinisë, do i duam edhe më shumë, por këtë herë nuk e ka zbuluar Ardit Gjebrea, por Ronela Hajati.

Këngëtarja ka postuar një foto të babait të saj të ndjerë, Marash Hajati, gazetar i njohur, ish-drejtor i RTSH-së ku janë edhe Gjebreat e rinj. Një foto emocionuese për Ronelën. Ajo ka dashur ta publikojë duke përmendur edhe çiftin Gjebrea.

Ata janë shumë të rinj në atë kohë. Arditi mban modelin e flokëve me të cilin e kemi njohur, ndërsa Anila të njëjtin model flokësh që ka dhe sot. Sa bukur që janë ende pranë e pranë!