Pak ditë më parë, lajmi për “varfërinë” e Silva Gunbardhit pushtoi të gjitha mediat e portalet dhe u bë kryefjalë edhe e rrjeteve sociale. Pasi këngëtarja deklaroi se ka punuar shumë për t’i krijuar vetes të gjithë kushtet, pak ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale në sy, të shumta qenë komentet dhe reagimet se Silva është në vështirësi ekonomike.
Dhe në vend që t’i shuante, më shumë i nxiti reagimet në rrjetet sociale një foto e Dafit, bashkëshortit të Silvës, me një shumë parash, e cila ishte si një kundërpërgjigje për të gjitha komentet jopozitive për këngëtaren.
E pyetur për gjendjen ekonomike në “Thumb”, Silva tha se ajo ka filluar të punojë që në moshën 12-vjeÒ«are, ndaj nuk mund të jetë e varfër: “Unë e ndiej veten femra më e pasur në botë, sepse kam një familje që më do. Më ka bekuar Zoti me një fëmijë. Nga të dyja familjet, si nga nëna imë, ashtu edhe nga familja e Dafit, kam shumë dashuri. Unë kam filluar të punoj që 12 vjeÒ«. Kurrsesi nuk mund të jem e vartfër.”
Ndërsa për foton e Dafit me shumën e parave në tavolinë, Silva tha se ajo kishte për qëllim t’u kundërpërgjigjej të gjithë atyre që e akuzuan: “Dafi e nxori atë foto si një kundërpërgjigje për ata që më akuzuan mua. E pse më akuzuan mua? Kujt ia kam shtrirë unë dorën? Kujt i kam thënë unë jam e varfër?”
Vetëm dy ditë më parë, Silva Gunbardhi ka publikuar këngën e saj të re “Lalushe”, me të cilën kërkon të arrijë suksesin e hitin “Të ka lali shpirt”, dhe që, me shifrat e dy ditëve të para, duket në rrugë të mbarë.
Video, min. 10.55