Admiruesit e aktorit turk me pamje nordike, Kivanc Tatlitug, duhet ta kenë ndjekur debatin e para disa kohëve, kur ai i doli në mbrojtje bashkëshortes para atyre që mendonin që ajo nuk ishte e bukur mjaftueshëm për një burrë si ai. Ndoshta këta njerëz ende nuk e kanë kuptuar, që dashuria kalon edhe nga pamja, por rrënjët i ka në zemër.

U bëmë shumë romantikë? Eh, po nuk kemi çfarë të bëjmë. Kivanç është përgjegjës për këtë.

Ai dje ka hapur për herë të parë llogari në Instagram dhe ka postuar vetëm një foto nga dasma e tij. Po dje duhet të ketë qenë edhe ditëlindja e bashkëshortes, përderisa, me ndihmën e Google Translate kemi kuptuar, që i bën një dedikim.

“Gëzuar ditëlindjen e dashur! Eh, sa mirë që ti ke lindur”.

 

Dogum gunun kutlu olsun sevgili... iyi ki dogdun... iyi ki varsinð??

A post shared by Kivanc Tatlitug (@tatkvnc) on

Sa romantik!