Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Kamela Islamaj, jeton një lidhje të gjatë dashurie me partnerin e saj italian, Vincenzo, Dj dhe dizenjues grafik mjaft i njohur për spotet televizive. Janë pothuaj 3 vjet e gjysmë që ata janë bashkë dhe prej një viti kanë nisur të bashkëjetojnë. Por ka vetëm pak kohë që këngëtarja poston foto edhe në rrjetet sociale me Truman (ky është emri tjetër i Vincenzo-s) dhe kjo, për arsye se atij nuk i pëlqen të jetë protagonist në rrjetet sociale apo personazh i botës së showbiz-it.
E ftuar sot në “E diell” me Adi Krastën, Kamela ka rrëfyer më shumë për këtë raport që e bën Ò«do ditë të lumtur e që, mbi të gjitha, flet vetëm me një gjuhë – atë të dashurisë.
Dhe meqë jemi te gjuha, ajo ka qenë njëra prej pengesave kryesore që Kamela priti kaq gjatë derisa ua prezantoi prindërve Trumanin: “Edhe me prindërit e mi u mor vesh në shqip. Pritëm derisa ai të mësonte shqip që të prezantohej më prindërit e mi…” – tha ajo për “E diell”.
Madje, Truman e nis ditën duke folur shqip me fjalën e parë dhe më të ëmbël për Kamelën: “E para gjë që më thotë është “la mia principessa” dhe pas saj “të dua shumë”, në shqip.”
Prej një viti, Kamela dhe Truman bashkëjetojnë, por për martesë, ende nuk kanë plane. Ajo thotë se, për momentin, po shijon bashkëjetesën: “Bashkëjetesa është mënyra më e mirë për të njohur njeriun e zemrës, derisa bindesh dua unë apo s’dua të jem me këtë njeri… E jona, ndoshta zgjati pak më shumë, por megjithatë jemi shumë mirë dhe shumë të lumtur…”