Anxhela Peristeri, prej kohësh nuk është më ajo këngëtarja me linja të holla, por ka fituar një lloj bukurie të re që të jep trupi i kolmë.
Së fundmi ajo ka realizuar klipin e këngës së re "I joti" ku bie në sy stili i viteve '50, flokët biondë dhe format e rrumbullakosura të këngëtares.
Gazeta Paloma e ka intervistuar Anxhelën pas kësaj kënge dhe një nga pyetjet për këngëtaren simpatike nga Korça është për peshën trupore. "Ndihem shumë mirë kështu siç jam, qofshin të gjitha kështu si unë!", është përgjigjur ajo duke qeshur.
Më pas, është pyetur si do të ndihej nëse dëgjontë dikë t'i thoshte "je bërë si lopë", pas krahëve, nëse do të mërzitej. "Jo, nuk do të mërzitesha nëse do të ma thoshte prapa krahëve, por do të mërzitesha nëse do të ma thoshte para krahëve", është përgjigjur Anxhela.
Një e vërtetë për të gjitha vajzat! Edhe kur ndihen mirë me veten, nëse dikush do i fyente, sigurisht që nuk do iu bëhej qejfi...