Perla e Veriut, Lugina e Valbonës, vizitohet çdo vit nga mijëra turistë vendës e të huaj. Sidomos gjatë stinës së verës, kësaj mrekullie të natyrës shqiptare nuk i rezistojnë dot as ata që e kanë vizituar një herë, ndaj rikthehen për të shijuar çdo copëz të këtij vendi mbresëlënës.

Brigjet e lumit, uji i kristalë, kuzhina tradicionale nuk janë të vetmit elementë që i kanë tërhequr turistët nga e gjitha bota… Shumë prej tyre eksplorojnë natyrën në çdo metër duke u shoqëruar nga gurgullima e ujit të lumit në të gjithë zonën.

 

Me me fund u takova me Valbonenð???

A post shared by Valbona Selimllari (@valbonaselimllari) on

Këtë mrekulli të natyrës e ka shijuar sot edhe Valbona Selimllari, e cila, me sa duket, nuk ka udhëtuar më parë drejt këtij vendi nga i cili ka marrë emrin.

Sot, në një foto në Instagramin e saj nga kjo luginë, Miss-i i njohur shkruan se, më në fund, edhe ajo është takuar me Valbonën. E ulur në një grykë të lumit, Valbona po e shijon mrekullinë e ujit dhe të gjithë zonën përreth. Dhe nuk ka se si të ndodhë ndryshe. Bukurisë dhe magjisë së kësaj natyre i shtohet edhe bukuria natyrore e Valbonës…

 

Valbona dhe Valbona.

A post shared by Valbona Selimllari (@valbonaselimllari) on

Shumë prej fansave në Instagram e kanë komplimentuar dhe përgëzuar Valbonën për këtë udhëtim drejt emrit të saj, por disa prej tyre edhe i tërhqin vëmendjen për kauzën që kohët e fundit ka përfshirë opinion publik për Luginën ë Valbonës: “E dashur Valbonë, meqenëse jeni person publik, mbështjeja juaj për të ndaluar ndërtimin e HEC-ve që mund të shkatërrojne atë bukuri, do të ishte e vyer... Ju lutem, sensibilizoni publikun për ruajtjen e kësaj parajse” – shkruan një prej komentuesve.