Sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë besimtarët muslimanë. Pas 30 ditëve agjërim, lutje dhe adhurim,  ata festojnë Fiter Bajramin.

Të gjithë besimtarët kanë uruar njëri- tjetrin për një vit sa më të mbarë e të begatë. Një urim, nuk kanë nguruar që ta bëjnë edhe personazhet e botës së muzikës, aktrimit të cilët të cilët kanë zgjedhur rrjetet sociale për të përçuar mesazhin e tyre.

Një prej personazheve që mund të veçojmë është këngëtari kosovar Gold Ag, i cili është praktikant i fesë islame. Ai ka zgjedhur një foto me nënën për t’u uruar  estën e madhe të gjithë myslimanëve.

‘Me fat festa e FITER BAJRAMIT ’, ka shkruar ai.

Edhe aktori shqiptar me famë ndërkombëtare, Blerim Destani ka postuar në profilin e tij një foto me duart lart dhe me një mesazh për të gjithë.

"Kjo festë e bekuar të jetë e uruar për gjithë dhe besimtarët e kësaj feste", shkruan Destani. 

Pak më ndryshe nga personazhet e tjera, në këtë Bajram, ka zgjedhur të urojë këngëtari Meda i cili pëveç urimit, ka bërë edhe një lutje për të varfërit, të sëmurët, jetimët dhe atdheun që të jenë nën mbrojtjën dhe ndihmën e Zotit.

Moderatori Ardit Gjebrea ka zgjedhur që urimin e tij ta bëjë me një fotoje të vjetër të Xhamisë së Et’hem Beut.

‘Për të gjithë besimtarët myslimanë, Gëzuar Fiter Bajramin! Dita e Madhe, sjelltë bekimin e Zotit për ju dhe familjet tuaja duke pranuar lutjet tuaja dhe duke na ndriçuar jetën me mëshirën e Tij!’-shkruan Gjebrea.

Në këtë ditë të rëndësishme për të gjithë muslimanët, këngëtarja Elvana Gjata ka bërë një urim të shkurtër në profilin e saj në Instagram.

“Gezuar Fiter Barjramin! Eid Mubarak!”, shkruan Elvana ku bashkangjitur urimit ka postuar një foto të sajën duke buzëqeshur.

Një urim të veçantë ka bërë këngëtarja Orgesa Zaimi.

Nëpërmjet një fotoje nga xhamia e Et’hem Beut në kryeqytet, të dy fëmijëve të saj që për hir të vërtetës ngjasojnë shumë me të, ajo u ka uruar besimtarëve musliman paqe, begati dhe mbarësi.