Kemi mundësinë të shohim Aurelën pa fjalë, të emocionuar, si një vajzë në takimin e parë. Ja që Skerdi e ka arritur edhe një herë sepse kështu ndodh në dashuri!
Këngëtarja e njohur është surprizuar nga partneri pikërisht kur nuk e priste. Ajo feston sot ditëlindjen, më 16 tetor dhe sigurisht mbrëmjen e 14 tetorit teksa hynte data 15, kur ajo ishte në skenë si çdo fundjavë, duke kënduar live, nuk mund t'ia merrte mendja që bashkëshorti dhe njëkohësisht menaxheri i saj, Skerdi do të ngjitej në skenë me mikrofon në dorë dhe një tortë për t'i uruar paraprakisht ditëlindjen.
Ai shpjegoi që Aurela e ka ditëlindjen të hënën, por meqë aty ishin grumbulluar shumë njerëz, mendoi ta festonin atë mbrëmje.
Dhe surpriza vazhdoi...Skerdi do të këndonte këngën e tyre, që ka kënduar Aurela kushtuar historisë së saj të dashurisë me Skerdin, "Shpirt i shpirtit tim".
Tashmë janë prindër të dy vajzave, megjithatë asgjë nuk ka ndryshuar në dashurinë e tyre. Një spektakël dhe emocion i vërtetë për këdo që ishte dëshmitar i kësaj shfaqjeje të sinqertë dashurie apo dhe që e sheh përmes videove, mendoni si mund të ketë qenë për Aurelën.
"Arriti te me hutonte nga e para perseri... â¤. Kenga jone #SHPIRT I SHPIRTIT TIM e kendoi ai per mua per te me uruar ditelindjen....keto jane ato momentet kur une shnderrohem ne nje njeri tjeter...jo me ajo e forta qe njohin te gjithe por ne nje vajze qe me merret goja e s'di te sillem nga emocionet. Kete arriti t'a zbuloje ky djali... Ne pamundesi per vellain e motren time qe jane larg , per miqte e mi te ngushte qe nuk munden te ishin aty prezent, Skerdi arriti te me surprizoje me mesazhet e tyre te mbushur me dashuri, te shfaqura ne nje ekran te madh. Ndihem e bekuar", ka shkruar Aurela.
Bekuar qoftë dashuria!