Një emision vetëm me shqiptarë, ku shpalosen vetëm traditat e vendit tonë. Protagoniste në një ndër emisionet më të ndjekura në SHBA, ka qenë këngëtarja Dua Lipa.
“The United Show with Action Bronson” që drejtohet nga Action Bronson emri i vërtetë i të cilit është Arian Asllani. Pra drejtuesi shqiptar, këngëtarja shqiptare që bën pite, dhe në sfond që dëgjohët kënga “Doli goca n’Penxhere”.
Dhe gjejeni pak se kush e këndon këtë këngë? Këngëtarja e madhe e muzikës shqiptare Merita Halili së bashku me Raif Hysenin. Ky emision nuk mund të ishte më shqiptar se kaq…