Ju me siguri e keni dëgjuar shprehjen “siç të ka bërë mami”. Çiljeta Xhilaga sot është shfaqur pikërisht ashtu. Para se të mendoni diçka të gabuar, duhet t’ju themi që mami i Çiljetës është parukiere.
“Kur të zbukurojnë duart e mamit tënd”, shkruan këngëtarja duke na prezantuar pamjen e re.
Pas muajsh të tërë pa ndryshime drastike, Çili zgjedh të presë balluke dhe të errësojë dhe më shumë flokët që i shkëlqejnë pas trajtimit.
Nuk do na besohej që ka vendosur të ndryshojë kaq shumë, po të mos kishte shkruar vetë që kjo që shohim është prerje e re flokësh dhe jo paruke.
Duket si një aktore, sigurisht në rolin e një femre fatale.