Miqësia e tyre është e pakontestueshme! E kanë dokumentuar me fakte, me foto dhe video, ndër vite ato kanë qenë dhe janë mikeshat e ngushta, që ndajnë jo vetëm të njëjtin pasion për televizionin dhe punën, por përtej skenës ato ruajnë një raport special me njëra-tjetrën. Dhe kjo lidhje e veçantë evidentohet edhe më shumë në ditë të shënuara.

Sot, përmes postimesh të ndryshme të miqve dhe kolegëve kemi mësuar se Arbana Osmani ka ditëlindjen, dhe sipas llogarive tona ajo do të fikë plot 37 qirinjë në tortën e saj. Mamaja e Jonit dhe prezantuesja e "Dua të të bëj të lumtur" është prej vitesh një nga figurat më të dashura për publikun shqiptar, por sot që është një ditë speciale për të, me siguri dhuratat dhe surprizat në adresë të saj do të jenë të shumta.

Me gjasë, që një nga urimet më unike është ky i Xhemit për të! Prezantuesja e kabaretit "Portokalli" ka postuar në instastory një foto të Arbanën që mban një krokodil të vogël në dorë, ndërsa Xhemi i shkruan në të: "Nuk ka tjetër si ty"!

Dhe nuk mund të kishte mesazh më të bukur se ky, për një mike të zemrës!