Ish-banorja e Big Brother dhe modelja e njohur Xhensila Pere, pak ditë më parë, ndau me të gjithë fansat në Instagram lajmin se shumë shpejt do të kishte një pamje të re. Prej kohësh, Xhensila dëshironte të kryente një ndërhyrje në hundë dhe këtë e ka realizuar, më në fund.

Duke numëruar ditët një nga një, Xhensila ka zbuluar dalëngadalë fytyrën e fashuar duke shënuar se mezi po pret momentin e fundit kur do të tregojë fytyrën e re.  

Sonte, misteri ka marrë fund. Duke u përgatitur për ditëlindjen e një mikut të saj, Xhensila, edhe pse kishte lajmëruar se i duhej edhe pak për ta zbuluar veten, nuk ka pritur më shumë, por ka përshëndetur fansat me pamjen e saj të re.  

Nga sa duket nga videot e postuara në Instagram, rezultati është mjaft i mirë dhe Xhensila ka mbetur e kënaqur me pamjen e re.

Prej disa javësh, Xhensila dhe stafi i spektaklit Miss Universe Albania kanë nisur përgatitjet për edicionin e radhës që do të mbahet në muajin qershor.