Marrëdhënia me moshën nuk është si dikur, por gjithmonë ky mesazh vjen së pari nga jashtë, nga artistë të njohur që sfidojnë vitet me pamjen e tyre. Megjithatë, edhe pse me jo me të njëjtat buxhete për trajtime si koleget ndërkombëtare, disa artiste shqiptare arrijnë të mahnisin pavarësisht kalimit të viteve.

Këtu janë 6 prej tyre

Valbona Selimllari

E lindur në vitin 1973, Valbona ende konsiderohet si një nga femrat më të bukura të Shqipërisë, duke e përfaqësuar shumë denjësisht emërtimin Miss Albania. Vazhdon ta ruajë pozicionin si ikonë e bukurisë.

Eranda Libohova

Këngëtare shumë e dashur për publikun shqiptar, me një stil të veçantë në paraqitjeje. Pasi ka braktisur silhuetën “skinny”, është edhe më joshëse me linjat e reja.

Ema Andrea

Artistja duket se, së jashtmi të paktën, nuk ka ndonjë marrëdhënie me moshën. E bekuar me një fizik mahnitës, me një moskokëçarje që e karakterizon dhe me shumë stil, Ema mbetet një nga figurat më origjinale të artit shqiptar.

Manjola Nallbani

Edhe pse 46 vjeçe, ka lindur në të njëjtin vit si Jennifer Lopez, këngëtarja shqiptare tregon që edhe për të koha nuk kalon duke ruajtur forma perfekte trupore. Pedagoge në Akademinë e Arteve dhe nënë e dy vajzave, Manjola përsëri di të ruajë hijeshinë dhe tiparet e saj duke qenë model i shumë femrave.

Monika Lubonja

Aktorja dhe drejtoresha e Teatrit të Kukullave dallon për pamjen e kuruar dhe tiparet mahnitëse të cilat e kthejnë moshën në një iluzion.

Eli Fara

Këngëtarja shqiptare është shumë e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar dhe vëmë re edhe nga fotoja  që pamja e saj pothuajse nuk ka ndryshuar fare me kalimin e viteve.