Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska, një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar, kanë filluar më herët pushimet për këtë verë. Nëpërmjet fotove të postuara në rrjetet sociale, ata na tregojnë se kanë vendosur të vizitojnë një nga vendet më të dëgjuara për bukurinë e natyrës dhe qetësinë që ofron për turistët, Abu Dhabi-n.

Kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe është vendi i preferuar i shumë personazhëve shqiptarë edhe të huaj. Me këto pamje që ofron nuk ka se si të jetë ndryshe.