Ndonjëherë ndodh që vitet bëjnë rrugën e tyre me hapa shumë të lehtë në pamjen e njeriut që i mbart, edhe pse në jetë lënë gjurmë të rëndësishme. Siç ndodh me Enada Hoxhën që Enada Hoxha mbush plot 40 vjeç. Me një karrierë të shkëlqyer në Shqipëri, por edhe me shumë shfaqje të suksesshme jashtë saj, ajo është balerina klasike që njihet më shumë edhe jashtë sferës së konsoliduar elitare të artit klasik. Personazh televiziv, koregorafe, një grua me stil të veçantë, është gjithmonë me të njëjtën pamje perfekte mes klasikes, elegancës dhe modernes.
E megjithatë sot mbush 40 vjeç, janë vite që nuk kanë lënë gjurmë në pamje, por kanë qenë të mbushura plot me ngjarje të rëndësishme të jetës personale, me një martesë të suksesshme me balerinin tjetër Gerd Vaso dhe lindjen e djalit të tyre Roan dhe shumë arritje profesionale, që janë arsyeja e qartë që ajo falënderon Zotin për këto 40 vite.
