Këngëtari Alban Skënderaj ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes mediatike jetën personale dhe pjesëtarët e familjes së tij. Pak kohë më parë në media qarkulloi lajmi i aksidentit të vëllait të vogël, Taulantit, i cili u rikuperua shpejt dhe tashmë gëzon shëndet të plotë. Por Albani ka dhe dy vëllezër të tjerë, Martinin dhe Arbërin, më të mëdhenj se vetja, të cilët i ka bërë publikë i ati i tij, shkrimtari Qerim Skënderaj.

I ati i Albanit ka publikuar në Facebook-un e tij, një foto ku duken katër djemtë e familjes Skënderaj. Gjithashtu në një postim tjetër ai ka krijuar me anë të montazhit pemën familjare, ku rezultojnë tri familjet e krijuara të djemve të tij dhe më i vogli, Taulanti, i cili nuk ka ende trashëgimtarë.

Duke hedhur një sy në Facebook-un e të atit të Albanit dhe në postimet e tij, kuptohet fare lehtë se nga e ka trashëguar Albani talentin në përdorimin e fjalëve, që kanë krijuar deri më sot disa nga hitet më të bukura të muzikës shqiptare.