Një foto e aktores së famshme Angelina Jolie i ka bërë të gjithë konfuzë ditët e fundit, madje edhe një pjesë të mirë të mediave që kanë nxituar të shkruajnë tituj bombastikë “Angelina Jolie mahnit me foto topless”. Në fakt, aktorja e famshme që kohët e fundit ka humbur shumë kilogramë për shkak të problemeve shëndetësore, vijon të mbetet një nga femrat më të bukura dhe më joshëse në botë. E kritikuar mjaft për humbjen e tepërt të peshës, për Angelina-n qarkullojnë thashethemet se është ende e sëmurë.

Megjithatë, në një foto të shumë viteve më parë, të publikuar para disa ditësh nga revista “Deluxe”, Angelina ishte një modele shumë seksi. Në këtë foto, ku aktorja është fotografuar me një kalë shumë vite më parë, shumë fansa kanë besuar se është e kohëve të fundit, por revista spanjolle El Mundo sqaron se fotografia është realizuar kur aktorja ishte shumë e re.




