Rozana Radi, sonte ka bërë një status të veçantë, ku na tregon historinë e Loretës. Loreta është macja e saj dy vjeçe e cila ka pësuar një aksident.

Pasojat nuk janë zhdukur, çdo ditë Rozi duhet të bëjë më shumë punë me macen e saj sesa bëjnë njerëzit e tjerë që kanë një mace, por kjo nuk e ka lodhur. Ajo ka vendosur ta mbajë në jetë, sepse nuk na takon ne të vendosim për jetën e një krijese tjetër. Macja tani i përdor këmbët, luan si shumë të tjera, nuk ecën në mënyrë perfekte, por dashuria nuk kërkon perfeksionin. Nëse do kërkonim kafshën më të bukur, më të zgjuar, më të shkathët e që mundësisht të na bindej sa herë hapnim gojën, ndoshta nuk jemi duke kërkuar një qenie për të dhënë e marrë dashuri, por thjesht një qenie që të na argëtojë, një “pupac” që merr frymë dhe kjo është e padrejtë. Rozana e do macen e saj dhe na ka dhënë një mësim të vërtetë dashurie. Ajo madje ka shkruar edhe emrat e veterinerit dhe hotelit e spitalit të kafshëve ku e ka lënë Loretën për disa ditë, të cilat i kemi lënë të plota në këtë status. Nëse dikush ka nevojë për një këshillë mund t’i kontaktojë. Rozi ka gjetur një vend të sigurt për ta lënë gjatë pushimeve dhe megjithatë i mungon, siç ndodh në çdo histori dashurie…Sepse kjo është dashuri!

 

Loreta eshte vetem 2 vjec. Te gjithe ju qe me ndiqni jeni te informuar permes postimeve te mia qe loreta pati nje aksident dhe nuk i levizte kembet e pasme. Me ndihmen e doktor Adit dhe me forcat e veta Loreta u ngrit ne kembe.(nuk ecen perfekt por ecen,luan,vrapon) I vetmi problem qe ka mbetur pa zgjidhur eshte qe Loreta nuk e ndjen as urinin dhe as nevojen.Do dike ta ndihmoje per te dale jashte.E bejme bashke kete rrugetim.Esht i veshtire por une vendosa ta le te jetoje Loreten.Vendosa te mos i bej gjilperen e fundit(sic me thane disa doktor sharlatan).Kush jam une qe ti heq te drejten per te jetuar nje kafshe??!!! Tani qe jam me pushime Loreten e kam cuar ne hotel.Eshte hera e para ne dy vite qe Loreta kalon disa dite jashte shtepise sone.Pa Loreten edhe pushimet sikur jan bosh. Ne foton lart Loreta eshte me menaxheren e Spitalit dhe hotelit te kafsheve @petsandpartners Ornelen.Doketoret e specializuar te keti spitali me dhane shume shpresa per te.Pasi ti bejme nje rezonance dhe operacion Loreta mund te behet serisht mire.Kam shume shpresa tek keta profesioniste te spitalit @petsandpartners dhe tek stafi i tyre. I ❤️ Loreta

A photo posted by Rozana Radi (@rozana_radi) on