Gianluigi Buffon është zgjedhur fitues i Golden Foot 2016 mes një grupi futbollistësh të shkëlqyer, pretendentë për çmimin, siç janë Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe sulmuesi i Manchester United Wayne Rooney.
Ky çmim ndërkombëtar njeh arritjet e lojëtarëve të paktën 28 vjeç që janë ende aktivë. Për këtë çmim të organizuar nga World Champoins Club me patronazhin e Princ Albert II të Monaco-s, votojnë tifozët në website-in e tij dhe mediat sociale.
Çdo vit, fituesit i jepet mundësia të lërë gjurmët e këmbëve në 'Champions Promenade' në Monaco, por për portierin e Juventusit rregullat ndryshojnë, ai ka lënë gjurmët e duarve.



Fituesit më të afërt të çmimit që jepet që në vitin 2003, janë Samuel Eto'o (2015), Andres Iniesta (2014), Didier Drogba (2013), Zlatan Ibrahimovic (2012), Ryan Giggs (2011) dhe Francesco Totti (2010).
Përveç fituesit të vitit, legjendat e futbollit që e morën gjithashtu këtë çmim për veprimtarinë e tyre, ishin menaxheri i Leicester City Claudio Ranieri, ish-mbrojtësi i Barcelonës Carles Puyol, mesfushori portugez Deco dhe menaxheri i Interit Frank de Boer.

Buffon pati gjithashtu konkurrencën e portierit spanjoll Iker Casillas që tani luan me Porton, lojëtarit të PSG Edinson Cavani dhe Kaka të Orlando City.
Të tjerë kandidatura të vitit 2016 ishin Frank Lampard dhe Andrea Pirlo i New York City FC, si dhe Thiago Silva i PSG.