Është shkarkuar sot nga detyra drejtoresha e maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë, Rubena Moisiu, me një urdhër të ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. SiÒ« bëhet me dije për mediat, shkarkimi ka ardhur disa javë pas ngjarjes tragjike në maternitet, ku humbi jetën një nënë në muajin e 9-të bashkë me foshnjën e saj.
Nga hetimet, rezultoi se vdekja e 35-vjeçares së bashku me foshnjën, erdhi si pasojë e pakujdesisë nga ana e shërbimit mjekësor.
Vendin e Rubena Moisiut, e cila e drejtonte këtë institucion prej pothuaj 13-vjetësh, do ta zërë mjeku obstetër-gjinekolog Arben Rugia.