Është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë aktorja Elida Cangonji, e njohur për rolin e Zanës në filmin e njohur shqiptar “Rrugë të bardha”. Cangonji, artiste e njohur e kinematografisë shqiptare, ka ndërruar jetë si pasojë e leucemie akute ditën e sotme në Francë, në moshën 64-vjeçare.

Dikur Zana e filmit “Rrugë të Bardha”, Eleni te “Në kufi të dy legjendave”; mësuesja te “Shtigje lufte” dhe një sërë personazhesh që realizoi në rininë e saj, Cangonji u kthye në një prej aktoreve të spikatura të kinematografisë gjatë viteve ‘60. Profesioni i saj, në të vërtetë ishte një mjeke psikologe, por pavarësisht kësaj, i gjithë publiku e identifikonte si Zana e Dedës.

“Alo, Dedë, aty je?” – pyetja e shumëfishtë e Zanës në filmin “Rrugë të bardha” për vite me radhë u bë një ndër shprehjet më familjare të të gjithëve.