Analisti i njohur, Andrea Stefani, ka ndërruar jetë sot në një spital në Romë në moshën 58-vjeçare. Prej disa muajsh, Stefani vuante nga një sëmundje e rëndë (kanceri në ezofag) dhe me gjithë mjekimin e specializuar jashtë Shqipërisë, nuk arriti të jetonte.
Stefani prej rreth 20 vjetësh ka punuar si gazetar dhe opinionist në organe të ndryshme të medias shqiptare. Dimensionit të tij si gazetar i bashkëngjitet edhe aktivizmi i theksuar veçanërisht në përpjekjet qytetare kundër korrupsionit dhe dominimit autoritarist të shtetit. Stefani ka qenë kryeredaktori themelues i së përditshmes “Shekulli” dhe për shumë vjet drejtues i programit investigativ antikorrupsion “Hapur”. Për më shumë se 10 vjet ka qenë i pranishëm në debatet e përjavshme televizive. Është autor i librit publicistik “Albanistan”. Stefani ka qenë bashkëpunëtor i gazeta “Panorama”, ku ka publikuar opinione dhe mendime të tij.
Ai ka lënë pas bashkëshorten, Enkeledën, vajzën Stefani dhe djalin Danielin.