Diten e sotme, në orën 15:00, pranë ambjenteve të RESE, (Te REJA) në kryeqytet, do të vihet në skenë minidrama e cila ka në fokus fenomenin e martesave të hershme.

Kjo mini dramë realizohet në kuadër të 10 ditëve të aktivizmit të ndërrmarë nga rrjeti Y-PEER në nivel ndërkombëtar. Të ftuar në këtë aktivitet do të jenë personalitete të ndryshme, përfaqësues të shoqërisë civile dhe aktivistë.

Të gjithë janë të ftuar për t’u bashkuar në një zë të vetem dhe për t’i thënë “JO MARTESAVE TË HERSHME NË SHQIPËRI”.

Ky aktivitet mbështet nga UNFPA Albania dhe koordinohet nga Observatori për të Drejtat e Fëmijëve / Observatory for Children's Rights.