Aktori Gjergji Trola është larguar sot nga jeta nga një atak në zemër. Vetëm 45 vjeç, Trola ka lënë jetim një djalë 11-vjeçar. Humbja tragjike dhe e papritur ka prekur edhe shumë miq të ngushtë të aktorit, të cilët e kanë ndarë dhimbjen dhe pikëllimin për këtë humbje edhe në profilet e tyre sociale.

Aktori Nertian Liçaj, një prej miqve të ngushtë të Trolës, shpreh keqardhje për për këtë humbje të pabesueshme: R.I.P. miku im Gjergj Trola. Të qoftë e lehtë rruga e parajsës. Ishe njeri i mirë. Do më mungosh.”

Aktori i “Portokallisë”, Marin Orhanasi, po ashtu mik i afërt me Trolën, ka postuar një status në profilin e tij në Facebook: “Qofsh i Xhenetit o Gjergj Trola. Mik dhe djalë i mirë deri në pafundësi.”

Andeta Radi: “Nuk do të them me mirëmëngjes, si çdo ditë tek të shihja ulur në barin e preferuar e pije kafe. Do ta kthej çdo ditë kokën e do të përshendes, edhe pse ti s’do të jesh më aty.. Do na mungosh Gjergji Trola… jeta është e padrejtë.”

Elton Deda: “E pabesueshme. Një nga miqtë e vërtetë të fakultetit, aktori dhe djali energjik Gjergji Trola, pabesisht tradhtohet nga zemra. Jam pa fjalë, as RIP nuk i them dot, se ishte shumë i ri. Ku jetojmë? Ç’po ndodh me ne? Qofsh i parajsës mik i shtrenjtë.”

Eneda Tarifa: “E pabesueshme! Është ngatërruar radha keq. Nuk ka mundësi. Qofsh i parajsës.”

Suela Konjari: “Nuk e besoj dot. O Zot, të qofshim falë, ndale dorën. Oh, sa i ri nuk kam fjalë, çfarë hidhërimi. Paqe për shpirtin e Gjergjit !”

Genc Fuga: “Nuk më besohet! Gjergj Trola, do të rrosh shumë gjatë në kujtimet plot energji e të qeshura, që na dhurove. RIP.”