Etna, vullkani më madh aktiv në Itali ka shpërthyer sërish më 27 shkurt, duke shpërndarë shatërvanë llave ngjyrë portokalli të shndritshme drejt qiellit të natës në Siçili.
Shpërthimi spektakolar nisi në mbrëmjen e së hënës, por sipas Reuters, aktiviteti i vullkanit është qetësuar që atëherë. Shpërthimi i zjarrtë mund të shihet në afërsi të qytetit të Catania-s, edhe pse aeroporti lokal ka qëndruar hapur dhe vazhdon të funksionojë normalisht, raporton Associated Press (AP). Autoritietet po ndjekin shpërthimin dhe renë e hirit, por ata kanë raportuar që nuk ka rrezik urgjent për qytetet dhe resortet e ndryshme në zonë, gjithmonë sipas AP.
Etna ndodhet në bregun lindor të ishullit të Siçilisë dhe është pothuajse nxjerr gaz dhe llavë. Vullkani i famshëm është 3,329 metra i lartë, duke qenë kështu vullkani më i lartë në Evropë.
Edhe pse vullkani mund të aktivizohet disa herë në vit, shpërthimi më i madh ka qenë në vitin 1992. Në 2013-ën, Etna u bë pjesë e Sitit të Trashgëgimisë Botërore UNESCO.
Reja e hirit, edhe pse mund të përhapet përtej Italisë, madje sipas Newsbomb.al të ndihet në ajrin e Shqipërisë, duket se nuk është një problem alarmant referuar shumë sajteve ndërkombëtare.