Përplasjeve mes Agron Tufës dhe Dritan Hilës pas një shkrimi të shkrimtarit ditën e sotme, i është bashkuar dhe Rudina Xhunga.
Tufa e cilësoi Hilën ‘lyth sekrecionesh enveriste’ dhe se nuk e kishte idenë se çfarë ishte Letërsia. Pas këtyre fjalëve reagoi bashkëshortja e Hilës, Rudina, duke shtuar se në një vend normal shkrimtari duhej burgosur. “Çfarë gjuhe, çfarë dhune! Të çohesh në mëngjes dhe të lexosh se një shkrimtar të kërcënon se do i presë gjuhën bashkëshortit tënd, ngaqë i ka sharë “Tenxheren”, librin e tij. Ku jetojmë? Këta të vrasin për një tenxhere. Në çdo vend normal, ky do shkonte në burg për kërcenim me vdekje. Po ky nuk është vend normal. Një vend që prish bunkere e bën çadra, duke ngecur në mes të asgjëse”, shkruan Xhunga.
Shkrimtari Agron Tufa botoi në Fb një status ku kërcënonte drejtuesin e emisionit “Arena” në Ora Neës. Tufa përmendte familjen e Hilës, i kujtonte se mund të kishte fatin e Ardian Klosit, që sipas tij u çmend e vrau veten.
Dritan iu përgjigj në Fb:
“Sot sapo hapa syte morra vesh qe autori romanit “Tenxherja”, Agron Tufa, me kishte sulmuar ne FB me nje gjuhe te denje prej burgaxhiu. Eshte momenti i vetem qe kuptoj sesa e eger ka qene diktatura komuniste, kur shikoj deformime te tilla karakteriale.
Ne perroin e tij psiqik nuk kishte asgje qe lidhet me temen ku une e kisha permendur dhe qe bente fjale per filmat, por vetem shante duke zene nga im atë, dhe deri tek familja dhe martesa. Kjo eshte nje nder deshmite qe diktatura jo vetem i ka hyre ne palce, por ka degjeneruar ne formen e diktatures se rruges.
Dua te sqaroj se babai im ka qene oficer i kunderzbulimit (madje i larte), apo siç njihet ne zhargon “oficer inteligjence”.
Inteligjence qe Tufa nuk e zoteron aspak. Objekti i punes se tyre ka qene zbulimi i veprimtarise se agjenturave te huaja dhe asnjehere hetimi i cili ka qene sektor me vete. Madje nuk ju lejohej identifikimi. Besoj se edhe Tufa e ka marre vesh se ky vend ka qene, eshte dhe do te jete synim i armiqve te huaj ndaj te cileve duhet mbrojtur dhe kete e bejne njerez dhe sherbime te inteligjences dhe jo levrues te drurit si idhulli i tij Gazidede.
Keto dosje nuk jane hapur dhe nuk do hapen pasi kane te bejne me sigurine e vendit. Ndaj ato qe thote per ngacmime femrash nuk jane asgje me shume, vetem se sajime te fantazise se tij te varfer per ta bere sulmin sa me te ndyre, ose te manipuluara nga dosje te vjedhura per te cilat duhet te pergjigjet penalisht.
Sa per staturen e tij publike dhe artistike, sot me shume se kurre jam i bindur ne zgjedhjen qe kam bere per mos harxhuar kohe te lexoj krijimet e tij. Nuk ma mbush mendjen asnje lloj rekomandimi. Ashtu sikurse jam i ndergjegjshem se njerez te tille jetojne vetem nepermjet presionit dhe sharjeve me te cilat trembin zyrtare per te zhvatur fonde dhe programe. Dhe per kete fajin nuk e ka Agroni, por ata qe levrojne fonde per te financuar plehra.”
Tensioni mes personave të përfshirë është rritur shumë.